“Giro d’ Italia” vitin e ardhshem do te startoje nga Shqiperia dhe per tre dite me rradhe, çiklistet pjesmarres ne te do te kene mundesine te pedalojne neper rruget e vendit tone. Por ne Shkoder jo. Ne qytetin qe ka nje lidhje te thelle me kete sport dhe per me teper ne vitin e 100 vjetorit te Rrethit te Pare Çiklistik te Shqiperise (1925), qe eshte edhe i pari per amatoret ne Europe.
Kryeministri Edi Rama ka qene i pranishëm në konferencën e prezantimit të “Giro d’Italia Grande Partenza” që do të mbahet Majin e ardhshëm në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama thotë se ndihet shumë i kënaqur që Shqipëria është zgjedhur për nisjen e madhe 2025.
Edi Rama: Jam shumë i kënaqur të të them se kemi marrë nga RCS Sport konfirmimin që Shqipëria është zgjedhur për nisjen e madhe 2025. Kjo nisje e garës është një traditë e re. Jam edhe më i lumtur që kemi mundur shumë të tjerë që janë shumë më të mëdhenj e sigurisht më të pasur dhe për të ju treguar vendin tonë të mrekullueshëm 800 milionë telespektatorëve në 200 stacione televizive në mbarë botën që transmetojnë drejtpërdrejtë. Jam shqiptari më i përshtatshëm për të prezantuar këtë ngjarje të madhe sepse i vetmi mjet që di t’i jap është biçikleta. Nuk di t’i jap makinës, helikopterit, por vetëm biçikletës.
Për 3 ditë në Tiranë, Durrës dhe Vlorë do të kemi kaq shumë kampionë që do të jenë miq në vendin tonë dhe për të cilët do të flitet nga bota, por edhe për Shqipërinë që ka një rritje të jashtëzakonshme vitet e fundit. E dimë që në këtë ligë ka një konkurrencë të pabesueshme sepse konkurrojmë me vendet që janë të hapura prej shekujsh, kurse ne kemi vetëm 30 vjet e pak më tepër që jemi hapur.
Shqipëria është një Itali e vogël, me këtë nisje të madhe, jemi vërtetë një Itali në anën tjetër të detit e cila mikëpret një ngjarje të madhe popullore ku të gjithë përfshihen dhe për ne është hera e parë fare, shpresoj që jo e fundit.