Klevis Dalipi ka një karrierë të pasur si futbollist dhe gjatë karrierës së tij si sulmues, i ka rënë rasti që të veshë edhe fanellën e Vllaznisë.
Me statusin e lojtarit, ai ka luajtur disa herë në Shkodër si ish-futbollist, por të mërkurën ai zbret në “Loro Boriçi” me një status të ri, si trajner i Partizanit.
Elbasanasi ka kontribuar për Vllazninë në sezonin 2006-2007, ku në 28 ndeshje shënoi 9 gola.
Sa i përket ish-ëve në këtë ndeshje, ata janë më të shumtë në radhët e shkodranëve. Xhevahir Sukaj, Renato Malota, Alsid Tafili dhe Ari Djepaxhia kanë veshur më parë fanellën e kuqe.
Ndërsa te Partizani si ish-ë shkojnë trajneri Dalipi dhe i riu Senad Hysenaj, i ardhur në janar.