Trajneri Ardi Behari, analizoi në emisionin “Skaner” ecurinë e Egnatias deri tani në kampionat.

Sipas Beharit, gjashtë ndeshje pa fitore tregojnë se diçka nuk shkon te skuadra rrogozhinase.

“Janë gjashtë ndeshje pa fitore në kampionat. Çfarëdo eksperimentimi të ketë bërë, 6 ndeshje pa fitore, ndikojnë tek ecuria e skuadrës.

Fitorja është ajo që të ndihmon të ecësh para dhe të kolaudosh skuadrën, e ta kesh gati për në fund.

Gjashtë ndeshje pa fitore, tregojnë se diçka nuk shkon, qoftë me vetëdije apo pa vetëdije. Tetova sot e kishte konsideruar si ndeshje te “Final Four”.