Jurgen Klopp dhe skuadra e tij Liverpool arriti që në fund të ndeshjes t’i gëzoj tre pikë të arta. Viti 2018 u nis mjaftë mirë nga “The Reds” pasi fituan kundër Burnleyt me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline. Pas ndeshjes, Klopp është i befasuar me paraqitjen e ekipit përkundër mungesave si Salah dhe Coutinho. “Luajtëm mjaftë mirë, jam i befasuar. A e kemi merituar fitoren? Nuk më intereson, kemi marrë tre pikë.

Gjashtë pikë në dy ditë – kjo më ka ndodhur për herë të parë”, ka thënë Klopp. Kujtojmë se Liverpooli para dy dite fitoi në “Anfield” 2 me 1 kundër Leicester Cityt. Liverpooli me këto dy fitore tani gjendet në pozitën e katërt me 44 pikë.