Flamurtari ka marrë fitoren e parë për këtë edicion. Vlonjatët mposhtën me rezultatin 2-1 Vorën në ndeshjen e vlefshme për javën e 4-të të Kategorisë së Parë. Interesant është fakti se nga 22 futbollistët që e kanë nisur si titullar këtë ndeshje, plot 6 prej tyre kanë qenë shkodranë.

Konkretisht si titullarë në formacionin e Flamurtarit kanë qenë kapiteni Denis Pjeshka, mesfushorët Behar Ramadani dhe Erjon Vucaj si dhe sulmuesi anësor Paulo Pjeshka. Ndërkohë tek Vora si titullarë kanë qenë futbollistët Jasmin Rraboshta dhe Eridon Qardaku.

Nga këto gjashtë futbollistë, njëri prej tyre, pikërisht Denis Pjeshka ka shënuar golin e parë të ndeshjes. Në minutën e 27-të ai ka shfrytëzuar një top të mbetur në zonën kundërshtare, ka gjuajtur saktë dhe e ka dërguar në rrjetë.

Ndërsa në minutën e 45’+2′ Gaio u ndëshhkua me karton të kuq duke lënë me 10 lojtarë Vorën.Në të 76′ Antoni Bej dyfishoi shifrat për Flamurtarin. Teksa dukej që sfida do të mbyllej kështu Prenga shënoi golin e vetëm për ekipin e Mërgjyshit.
Por goli i tij nuk mjaftoi dhe vlonjatët triumfuan në shtëpi duke shpëtuar edhe pankinën e Emiljano Çelës.

FLAMURTARI 2-1 VORA

27′ D. Pjeshka, 76′ Antoni Bej/ 88′ Prenga