Transferimi i Klaus Gajsulës te Hamburg ka gëzuar fansat e klubit të njohur gjerman i cili synon të kthehet sa më pare në elitë dhe e sheh atë si një përforcim me shumë vlera.

Por Gjasulën në klub e paraprin fama e tij si rekordmeni i kartonëve të verdhë të Bundesligës dhe të gjithë tani presin të shohin me kuriozitet se si do të jetë bilanci i tij në Bundesligën 2 në këtë sezon.

Ndonëse nuk është një lojtar i ashpër, Gjasula ka koleksionuar kartonë të verdhë në çdo vend ku ka luajtur: Paderborn (29 në 53 ndeshje), Halle (27 në 53), Shtutgart Kikers (8 në 16) apo në Ofenbah (39 në 77). Mediat gjermane kujtojnë se edhe në debutimin e tij në përfaqësuesen shqiptare, atij iu deshën vetëm 12 minuta që të shihte të verdhin e parë, në sfidën ndaj Francës.

Tani të gjithë duan të shohin se si do të jetë bilanci i tij te HSV dhe kanë gërmuar librat e statistikave për të gjetur rekordet e Bundesligës 2. Duket se “objektivi” i Gjasulës do të jetë të Kristian Bek.

Ky i fundit, në sezonin 1999-2000, regjistroi 16 kartonë të verdhë me fanellën e Energi Kotbus, një shifër për të cilën në Gjermani janë të sigurt se Gjasula nuk do të ketë probleme ta kalojë në sezonin e ri./vipsport/