Pas humbjes në kampionat, mbrëmë Vllaznia pësoi një tjetër humbje ndaj Kamzës. Këtë herë për Kupën e Shqipërisë, në ndeshjen e luajtur në Shkodër dhe kjo ka sjellë eliminimin e kuqebluve nga gara e mëtejshme në këtë kompeticion. I pyetur në lidhje me shkaqet që çuan në këtë eliminim, trajneri Bledar Gjeçaj ka dhënë këtë përgjigje: “Nuk luajtëm mirë. Edhe në momentet kur kaluam në avantazh, nuk arritëm ta administronim atë.

Kjo ngaqë lojtarët e mi sa herë që luajmë ndaj Kamzës kanë krijuar një psikozë se arbitrimi do të jetë kundër dhe në fakt kështu ndodhi me disa vendime të dhëna prej tyre në minutat e para të ndeshjes. Kaq mjaftoi që ata të mos ishin të qetë për vazhdimin e lojës sepse ankoheshin për vendimet që jepnin arbitrat.

Na duhej kjo fitore për të kaluar në turin tjetër të Kupës dhe për të patur më shumë ndeshje por nuk qe e thënë. Një gjë e tillë erdhi edhe ngaqë disa prej lojtarëve ishin totalisht jashtë formës së tyre në këtë takim. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të shohim përpara në kampionat”
© shkodrasport.com