Gjashte dite me pare ne Offenbach te Gjermanise u organizua nje turne i boksit profesionist, ku ne ring u ngjiten 8 shqiptare te cilet u ndeshen me kundershtare nga vende te ndryshme te Botes. Per delegacionin qe kishte udhetuar nga Shqiperia, çdo gje ka qene perfekte ne organizimin e ketij eventi duke mbetur te mahnitur nga gjithçka qe kishte te bente me te, nga detajet me te vogla dhe deri tek me te medhate.

Pa permendur pastaj edhe cilesine e ndeshjeve dhe nivelin e larte te boksiereve. Por duket se perpos shqiptareve, te befasuar per organizimin kane mbetur edhe vete gjermanet. Federata e Boksit te Gjermanise kishte derguar nje ekip te sajin me arbitra dhe drejtues per te drejtuar gjithçka sa i takon ndeshjeve dhe ne fund edhe ata vete kane mbetur shume te kenaqur me çfare kane pare dhe madje edhe te befasuar.

Eventi eshte drejtuar nga komentatori i njohur gjerman Nils Lappahn, i cili ka drejtuar edhe shume turne e ndeshje te medha te boksit qe jane organizuar ne kete vend dhe si rrjedhoje ka nje eksperience te madhe sa u takon atyre. Por ajo çfare ka pare ne Offenbach e ka befasuar vertete.

“Falenderime, per njeriun qe ka organizuar Kete Event. Deri me tani kam qene pjese e 250-300 Evente boxi dhe nje organizim te tille ne menyre kaq profesionale, ne çdo detaj, nga A-Z e shikon njeriu shume rralle. Çfare eshte me spektakolare eshte qe ky eshte eventi i pare i nje organizatori te ri ne kete fushe. Falemderojme dhe njehere peezemersisht, organizatoret e ketij eventi, LCF Elektro dhe zotin Mondi Ndou. I gezohemi ketij eventi te mrekullueshem”- eshte shprehur komentatori Lappahn.

Nderkohe si i deleguar i Federates gjermane per kete event ka qene edhe doktori i njohur sportiv Michael Hautmann i cili po ashtu ka nje pervoje shume te madhe per organizime te tilla, por nuk ka mundur te qendroje pa pergezuar ate se çfare pa ne “Fists of Fire” kur eshte shprehur:

“Une kam qene doktori i ngarkuar nga Federata gjermane per te ndjekur eventin “Fists of Fire” qe u organizua ne Challenge Club, ne emer te federates zyrtare te boksit Gjerman dhe te Federates Boterore te Boksit. Detyra ime profesionale per kete aktivitet nisi qe ne naten e peshimit dhe me pas gjate eventin. Ne pergjithesi ne evente te tilla federata e boksit dhe une ne veçanti jemi gati me kritika e shume rralle me levdata.

Por ne kete rast, me duhet t’iu transmetoj respekt, levdata, mirenjohje dhe nje falenderim te forte per organizimin. Nga pikepamja ime, dhe nga ajo e çdo kolegu tim te federates, eventi ishte shume mire i pergatitur, i organizuar dhe i zhvilluar, interesant dhe emociounues. Nuhatja e juaj per talentin, fleksibiliteti dhe zgjidhja imediate e probleme te momentit apo thene me mire te paparashikushme, te lene te mendosh qe ky nuk eshte eventi i juaj i pare e aq me teper nuk duhet te jete i fundit.

Per mua si mjek po ashtu shume e rendesishme ishte qe skuadra e zgjedhur e Kryqit te Kuq qe asistoi gjate eventit ishte shume profesionale dhe efikase, me njerez profesional dhe me dedikim e duhur. Edhe njeher per ta perfunduar, shume komplimente per organizatoret dhe vazhdoni me tej keshtu”.

Te tilla vleresime sigurisht qe jane nje arsye me teper qe LCF Elektro dhe drejtuesi i saj Mondi Ndou te vijojne me tej me organizime edhe me te mira. Pervoja e tyre e pare ne kete fushe ka qene e shkelqyer dhe ka marre vleresime maksimale, qe do te thote se dine ta bejne mjaft mire kete pune. Vete z. Ndou ashtu siç eshte shprehur edhe ne prononcimet e tij per gazeten “Shkodra Sport” ka premtuar se ne te ardhmen do te kete gjera edhe me te medha dhe me te bukura dhe kjo na ben te mendojme se shume surpriza na presin prej tij dhe kolegeve e bashkepunetoreve si Melser Abdyli, Gjovalin Ndou etj.

Emri i shkodranit Mondi Ndou tashme eshte rregjistruar si promotor boksi dhe pikerisht kjo arsye do ta motivoje edhe me shume per te organizuar ndeshje sa me te mira dhe evente sa me te medha per boksieret shqiptare.
Gjergj KOLA