Gjermania U21 do të nisë për pak ditë aventurën e saj në Europianin e këtij viti që mbahet në Itali dhe në San Marino. Në prag të këtij turneu, kombëtarja gjermane ka publikuar listën me futbollistët e grumbulluar për këtë turne ku pritej që të ishin edhe futbollistët shqiptarë me pasaportë gjermane.
Në këtë turne, pritej që të ishin edhe futbollistët shqiptar, ku Elvis Rexhbecaj që aktivizohet titullar me Volfsburgun është lënë jashtë këtij turneu ndërkohë që mungesa të tjera janë edhe ato të dy talenteve të tjera.
Meritan Shabani i Bajern Mynihut dhe Florent Muslija i Hanoverit shihen si dy futbollistë me shumë perspektivë dhe Shqipëria me Kosovën po synojnë që t’i bindin për t’i pasur në ekipet e tyre, por deri më tani nuk ia kanë dalë. Gjithçka pritet të marrë një zgjidhje javë më vonë ku kjo lënie jashtë U21 duket se është një sinjal që treshja shqiptare nuk është në planet e tyre. /VipSport/