Gjermania nuk ka shkuar më shumë se barazimi 3-3 në shtëpi përballë Turqisë në miqësoren e zhvilluar ditën e sotme. Vlen të theksohet fakti se plot 5 gola u realizuan në pjesën e dytë, ndërkohë që Draksler hapi serinë në minutën 45+1.
Nehaus dhe Ualdshmid ishin autorët e dy golave të tjerë për “panzerat” ndërkohë që për turqit shënuan Tufan, Karaca dhe Karaman. Golin e barazimit miqtë e realizuan në sekondat e fundit të lojës.
Ndërkohë Italia e Mançinit, ka asfaltuar Moldavinë, me rezultatin 6-0. Në këtë sfidë ndryshe nga ajo mes Gjermanisë dhe Turqisë, 5 gola u shënuan në pjesën e parë dhe vetëm 1 në pjesën e dytë.
Kristante, Kaputo, Berardi, El Sharaui (dopietë) dhe Posmaç (autogol), ishin autorët që vulosën rezultatin e tenistik ndaj kombetares se drejtuar nga ish- drejtori sportiv i Vllaznise Engin Firat.
ITALI- MOLDAVI 6-0
Kristante 19’, Kaputo 23, El Sharaui 30’, 45+1’, Posmaç 38’ (autogol), Berardi 72’
GJERMANI-TURQI 3-3
Draksler 45+1’, Neuhaus 58’, Valdshmid 81’ / Tufan 50’, Karaca 67’, Karaman 90+4’