Fitore bindëse e Gjermanisë ndaj Skocisë në ndeshjen hapëse të Euro 2024. “Panzerat” u shfaqën me gjithë furinë e tyre në “Allianz Arena” të Mynihut, duke fituar me rezultatin e thellë 5-1.

Një ndeshje e komanduar që në minutat e para nga vendësit, që realizuan dy gola të shpejtë me Wirtz dhe Musialën. Gjithçka mori fund për Skocinë në fundin e pjesës së parë kur Porteous mori karton të kuq dhe Havertz realizoi të tretin.

Në pjesën e dytë shënuan Fullkrug dhe Emre Can për vendësit, ndërsa autogoli i Rudigerit u vlejti vetëm për statistikë skocezëve.


Gjermani – Skoci 5-1

Gjermania, e papërmbajtshme në minutat e para në ndeshjen hapëse të Europianit, përballë Skocisë. Florian Wirtz zhbllokoi takimin me një goditje të zgjuar nga vija e 11 metrave.