Gjermania nuk ka treguar formë të mirë këto miqësore, ndërkohë që sonte mezi e ka mposhtur Arabinë Saudite.
Gjermania nuk është këndellur as gjatë ndeshjeve parapërgatitore për Botërorin Rusia 2018.
Pjesa e parë ishte shumë e mirë për gjermanët që shënuan dy gola.
Ishte Timo Werner që shënoi golin e parë në minutën e 8’të, ndërkaq në minutën e 43’të autogol shënoi Omar Hawsawi.
Në pjesën e dytë arabët ishin shumë më të mirë.
Kjo ju shpagua pasi që shënuan gol në minutën e 84’të shënoi Taisir Al-Jassim, pas një topi të devijuar nga penalltia që e mbrojti Neur.
Kështu Gjermania shkon në Botëror me një ecuri jo pozitive të miqësoreve, ndërkaq ndeshjen e parë e luan kundër Meksikës më 17 qershor. Gjermania gjendet në Grupin F, me Meksikën, Suedinë dhe Korenë e Jugut.