Gjermania U-21 do të ketë në përbërje dy lojtarë me origjinë shqiptare, për sfidat e marsit. Bëhet fjalë për Brajan Grudën dhe Nelson Veiper.
Gruda është ftuar sistematikisht nga Gjermania U-21. Lojtari 20-vjeçar që është pjesë e Brajton në Angli, tashmë pret ftesën edhe nga ekipi i parë.
Në anën tjetër, ftesa për Veiper tek ekipi U-21, mungonte prej qershorit të vitit 2023. Paraqitjet pozitive me Majnz kanë bërë që 19-vjeçari ta meritojë grumbullimin.
Sfidat që do të luhen janë miqësore me Sllovakinë dhe Spanjën. Vazhdimësia te Gjermania zbeh edhe më shumë shpresat që një ditë Veiper dhe Gruda të veshin fanellën e Kombëtares shqiptare.