Mesfushori 16-vjeçar i Borussia Dortmundit, Rilind Hetemi, e ka shprehur dëshirën e tij për të luajtur me Kombëtaren e Kosovës.

Hetemi deri tani ka luajtur për Kombëtaren e Gjermanisë U-16 dhe U-15, ku gjithsej ka pesë paraqitje.

“Kam dy ëndrra, njëra është që të debutoj me skuadrën e parë të Borussia Dortmundit dhe tjetra për të luajtur me Kombëtaren e Kosovës”, ka thënë Hetemi.

Hetemi shënoi me skuadrën e Dortmundit U-19 ndaj Monacos në javën e kaluar.

Në 17 paraqitjet e tij me klubin gjerman në këtë sezon ka shënuar 5 gola dhe ka bërë 11 asistime.

Kjo dëshirë e shprehur nga Hetemi, vjen në një kohë kur përfaqësuesja e Kosovës ka marrë kohët e fundit një sërë rezultatesh pozitive.