Në sport ka ego, inate, konkurrencë por ka edhe gjeste fantastike. I tillë është ai që kanë bërë sot futbollistët e ekipit të parë të
Vllaznisë.
Ato kanë mbledhur një shumë financiare dhe ia kanë dhuruar futbollistëve të ekipit “B” për të ngrënë një drekë në shenjë mbështetje
për ta.
Duke e konsideruar veten pjesë e një familje të madhe, kuqeblutë e ekipit të parë kanë dashur t’u gjenden pranë atyre të ekipit të dytë të cilët duhet pranuar se nuk i kanë kushtet e tyre as për grumbullime dhe as në aspekte të tjera.
Për rrjedhojë, “Vllaznia B” edhe nesër do të udhëtojë brenda ditës nga Shkodra drejt Peshkopisë së largët për të luajtur ndeshjen e kampionatit ndaj Korabit vendas.
Në këto rrethana, shuma financiare e mbledhur nga futbollistët e ekipit të parë është një gjest shumë fisnik.
Nuk ka rëndësi mënyra si do e hanë drekën dhe çfarë do hanë, lojtarët e ekipit të dytë. E rëndësishme është që të gjithë konsiderohen pjesë të Vllaznisë dhe mbështesin njëri- tjetrin si në ditë të mira ashtu edhe në të vështira.
Trajneri i ekipit “B” Ervis Kraja në një prononcim për “Shkodra Sport” në lidhje me këtë çështje, do të shprehej:
“Të them të drejtën jam i prekur nga xhesti i Likës, Sukajt dhe gjithë futbollistëve të ekipit të parë të Vllaznisë të cilët kanë mbledhur një shumë financiare të gjithë sëbashku me idenë për t’u paguar një drekë nesër ekipit “B” gjatë udhëtimit për në Peshkopi.
Kjo tregon më së miri se Vllaznia është një familje e madhe ku ka vend për të gjithë dhembi të gjitha, të gjithë kanë të vetmin qëllim: lartësimin e këtij emri sa më shumë të jetë e mundur.
Prandaj gjej rastin t’i falenderoj të gjithë futbollistët e ekipit të parë për këtë gjest që kanë bërë”.
© shkodrasport.com