Futbllistet e Vllaznise jane kampione jo vetem ne fushe por edhe jashte saj. Tre prej tyre, pikerisht kosovaret Arbiona Bajraktari, Sara Maliqi dhe Jehona Shala kane bere pasditen e sotme nje gjest vertete human, çka tregon se ashtu si ne fushe ku shquhen per talentin, edhe jashte saj jane te veçanta.

Ata kane qene sot duke ardhur per ne Shkoder ngaqe neser do vijojne stervitjen me ekipin dhe kane qene ne automjetin e presidentit Lazer Matija. Por befas, ne afersi te Mabes ne rrugen Lezhe- Shkoder, kane pare me syte e tyre nje automjet tjeter qe ka fluturuar jashte rruges duke rene disa metra poshte saj.

Te tre futbollistet i kane kerkuar presidentit Matija te ndalte menjehere makinen e tij dhe kane zbritur menjehere tek makina e rrezuar duke nxjerre jashte saj shoferin e demtuar ne koke dhe pjese te tjera te trupit. Shoferi ka qene i vetem ne makine dhe per fat te mire, nuk ka patur demtime te renda.

Tre futbollistet dhe presidenti Matija kane lajmeruar menjehere ambulancen dhe policine te cilat kane mberritur tek vendi i aksidentit dhe duke i dhene ndihmen e duhur mjekesore te aksidentuarit.

Gjerat per fat kane shkuar mire per shendetin e tij, por ajo qe duhet vleresuar eshte gjesti shume njerezor i tre futbollisteve te Vllaznise te cilat kane zbritur nga makina e tyre duke i dhene ndihmen e duhur shoferit. Bajraktari, Maliqi e Shala jane kampione te verteta!
www.shkodrasport.com