Shkodra po përballet me një situatë të vështirë ditët e fundit, por sidomos ditën e djeshme për shkak të përmbytjeve.

Në fakt, pothuajse në të gjitha zonat e nën-Shkodrës është pezulluar qarkullimi dhe ka probleme të shumta, teksa në dhjetëra fshatra është dashur edhe evakuimi i banorëve.

Kështu, të gjendur në këtë situatë, tifozët e ekipit të Vllaznisë, “Vllaznit Ultras” janë ofruar që të rreshtohen përkrah emergjencave civile për t’u ardhur në ndihmë familjeve që do të kenë problematika.

Në fakt, ky veprim është realisht për t’u duartrokitur dhe për t’u vlerësuar nga i gjithë opinioni, jo vetëm sportiv, por edhe më gjërë. Më poshtë, mund të lexoni edhe njoftimin e tyre të publikuar në “Facebook” përmes faqes zyrtare “Vllaznit Ultras”. /Maringlen ZHIVANI/