Basketbollistët e Vllaznia U-16 kanë bërë një gjest shumë fisnik ditën e sotme. Ata kanë ndihmuar disa familje në nevojë në qytetin e Shkodrës, teksa kontribuan sadopak që kishin mundësi në lehtësimin e përballimit të vështirësive ekonomike për këto familje.

Basketbollistët e Vllaznia U-16 kishin mbledhur disa ndihma, kryesisht ushqimore dhe sot, së bashku edhe me trajnerin Kledi Zymeri, i janë drejtuar familjeve në nevojë për t’i dorëzuar vetë ato.

Ky është një shembull për t’u ndjekur nga të gjithë për të ndihmuar familjet në nevojë në lehtësimin e përballimit të vështirësive ekonomike, të cilat duhet thënë se për hir të së vërtetës, nuk janë të pakta në Shkodër.
Maringlen ZHIVANI