Vllaznia dhe presidenti Alban Xhaferi kane marre sonte nje vendim shume njerezor. Te gjitha te ardhurat nga shitja e biletave te ndeshjes te se dieles ndaj Tiranes, do te shkojne si ndihma dhe kontribut per termentin e ndodhur ne zonat mes Turqise dhe Sirise.
Padyshim nje gjest mjaft fisnik dhe njerezor, çka e ben zotin Xhaferi dhe familjen e tij edhe njehere krejt te veçante ne krahasim me te gjithe drejtuesit e tjere te futbollit shqiptare dhe jo vetem. Nje gje e tille eshte bere e ditur permes nje postimi ne faqen zyrtare te klubit shkodran ku shkruhet:
SOLIDARIZIM
Klubi futbollit Vllaznia, presidenti Alban Xhaferi, i bën thirrje gjithë tifozerisë së zjarrtë kuq e blu, që ta mbeshtëse ekipin e zemrës ne klasiken e futbollit shqiptar që do të luhet te dielën në orën 16.00 në stadiumin “Loro Boriçi”.
Meqenëse tragjedia e tërmetit ne zonat ndërmjet Turqisë dhe Sirisë ka prekur thellë zemrat e gjithësecilit prej nesh, ka vendosur që të gjithë të ardhurat që do të vijnë nga organizimi i ndeshjes me Tiranën do të shkojnë si kontribut për ndihma për tërmetin.
Lutjet tona shkojnë për të gjithë viktimat e kësaj fatkeqësie dhe shpresojmë në rikuperimin sa me të shpejtë të të dëmtuarve.
Eja dhe ti për të mbështetur skuadrën e zemrës dhe për të kontribuar sadopak në këtë tragjedi të jashtzakonshme njerëzore!