Klubi i Futbollit Vllaznia mbetet i veçante per inisiativat dhe qasjen sociale qe ka ndaj shtresave ne nevoje. Ashtu siç ishte paralajmeruar pak dite me pare, te gjitha te ardhurat e mbledhura nga shitja e biletave te ndeshjes se fundit ndaj Skenderbeut, do te shkonin per Shtepine e te Moshuarve dhe Shtepine e Femijes ne Shkoder.
Dhe ne fakt keshtu ka ndodhur. Diten e sotme, kater futbolliste kuqeblu, pikerisht Balaj, Krymi, Mala e Çoba kane qene te pranishem ne Shtepine e te Moshuarve duke i dorezuar drejtuesve te saj çelesat e nje autoveture e cila i eshte dhurate duke plotesuar ne kete menyre nje nga nevojat qe ajo kishte.
Por jo vetem kaq. Futbollistet kane qendruar disa çaste sebashku me gjysherit duke biseduar dhe padyshim qe kane qene momente vertete mbreselenese. Ne fakt, pjestaret e kesaj Shtepie jane kthyer ne tifoze te zjarrte te Vllaznise sepse ne çdo ndeshje jane te pranishem ne stadiumin “Loro Boriçi”, pasi jane paisur me abone nga presidenti Xhaferi dhe ato nuk mungojne per te mbeshtetur futbollistet kuqeblu.
Kjo inisiative e klubit shkodran pritet te pasohet nga te tjera ne vazhdim dhe padyshim qe eshte per t’u duatrokitur por edhe mbeshtetur nga institucionet e tjera./SHKODRA-SPORT.COM/