Garet Bejl po kalon një moment të çuditshëm në karrierën e tij. Me Real Madridin, nuk luan për shkak të një dëmtimi teksa nga ana tjetër ka luajtur titullar me skuadrën e Uellsit dhe duke qenë ndër më të dalluarit në fushë.

Pak ditë më parë, luajti për rreth një orë kundër Azerbajxhanit teksa në ndeshjen ndaj Hungarisë luajti deri në minutën e fundit duke asistuar në golin e parë. pas ndeshjes, ai festoi me shokët e skuadrës me një flamur uellsian ku shkruhej: Uellsi, golf dhe Madrid. Kjo është radha”, duke e renditur Realin si të tretën nga gjërat e rëndësishme.

Megjithatë kjo sjellje e tij nuk i ka shqetësuar aspak në Madrid dhe prestigjiozja spanjolle “Marca” ka intervistuar zyrtarë të Realit por pa i publikuar emrin. Në shtëpinë e Realit, atë e konsiderojnë futbollistin më të mirë në skuadër. “Nuk do të bëjmë asgjë për këtë çështje. Ai do të jetë sërish vendimtar sepse është më i miri”, raportohet të kenë thënë drejtues të Realit. /VipSport/