Para disa vitesh, Emmanuel Adebayor kishte rrëfyer përmes rrjeteve sociale vuajtjet që kishte pasur në marrëdhëniet me familjarët e tij, me qëllimin që të tjerët të mësonin nga historia e tij. Nga rrëfimet e tij duke qartë se raportet familjare kishin qenë shumë të vështira, aq sa kampioni togolez kishte deklaruar se kishte menduar edhe vetëvrasjen. Sot, disa vite më pas, ajo që kampioni ka dashur të tregojë përmes profilit të tij në Instagram është një histori komplet ndryshe.
Sulmuesi 33-vjeçar, që aktualisht luan te Istanbul Basaksehir, ka publikuar një foto ku shfaqet me nipin e tij, djalin e vëllait të tij të madh, i ndarë nga jeta pak vite më parë. Në postimin e tij, kampioni me zemër të artë ka bërë me dije se ka adoptuar djaloshin, duke e prezantuar si fëmijën e tij. Për Adebayor në fakt, Junior Emmanuel është djali i parë i familjes, pasi në vitin 2010 ishte bërë me vajzë.
“Të gjithë ata që më njohin e dinë që Peter Adebayor, vëllai im i madh, nuk është më mes nesh. Ky është djali i tij që nga sot e kam adoptuar zyrtarisht. Ju prezantoj djalin tim. Quhet Junior Emmanuel Adebayor”, ka komentuar sulmuesi./EDS/