Garet Bejl gjatë këtij sezoni ka qëndruar në Madrid me Realin, por dëshira e tij ka qenë një tjetër dëshirë. Dhe, këtë fakt gjatë sezonit nuk është munduar ta fshehë aspak, por e ka treguar në mënyra të ndryshme.
“Vepra” e fundit nga ana e Bejl është fakti që uellsiani nuk ka pranuar të grumbullohet me ekipin për ndeshjen e fundit ndaj , Leganes.
Që prej rikthimit të futbollit pas koronavirusit, Bejl është aktivizuar vetëm 100 minuta nga ana e Zidan, ndërsa në 16 ndeshjet e aktivizuara në këtë sezon ka shënuar vetëm dy gola.
Në këtë formë, Bejl dhe Reali ndahen në mënyrën më të keqe të mundshme dhe as titulli nuk arriti të përmirësonte marrëdhënien. /VipSport/