Hija e Lionel Mesit vijon të përndjek Kristiano Ronaldon edhe në Arabinë Saudite.

Së fundmi ai u provokua nga tifozët dhe nuk e priti aspak mirë dteksa humbi qetësinë duke reaguar me gjeste anti sportive.

Ky veprim i portugezit nuk kaloi në heshtje pasi është dënuar me 5 mijë euro gjobë dhe me një ndeshje pezullim.

Kjo nuk është hera e parë që CR7 bie pre e provokimeve, me tifozët rivalë që në mënyrë konstante në çdo stadium i përmendin “Pleshtin”, rivalin e tij më të madh.