Victor Sanchez, kapiteni i Espanyol, ka qenë protagonist i një gjesti të shëmtuar ndaj Messit gjatë derbit Espanyol-Barcelona, në javën e 22-të të La Liga-s.
Sanchez u përpoq për t’i mbyllur gojën me dorën e tij Leo Messit, pas sulmuesi argjentinas u ankua te gjyqtari për një ndërhyrje të vështirë nga prapa.
Víctor Sánchez e shkelmoi argjentinasin nga pas, kur u përpoq të arrinte në zonën e Espanyolit, gjë që shkaktoi rënien e yllit të Barcelonës.
Leo Messi u ankua tek arbitri, por Sanchez u përpoq t’ia mbyllte gojën me dorë, veprim u evidentuar nga kamerat televizive. Ai ishte një veprim në minutën e fundit, teksa Messi e nisi këtë transfertë si zëvendësues, erdhi nga stoli.
Një vendim i Ernesto Valverde, trajnerit të Barcelonës, i cili habiti shumë, sepse prej një kohe të gjatë Leo nuk ishte lënë në stol. Në fund, megjithatë, trajneri duhej të kthehej tek ai./telesport/