Veprimi antisportiv i Rodrigos i ka kushtuar ekipit të tij, Ponte Preta, me rënie nga liga e parë braziliane. Mbrojtësi brazilian e ngacmoi lojtarin kundërshtar Rodrigo Tellezin duke e ngacmuar me gisht në prapanicë. Ponte Preta po udhëhiqte 2:0, ndërsa më pas e pa veten në disavantazh prej 2:3. Në fund gjithçka prishën tifozët, të cilët u futën në fushë dhe loja u ndërpre. Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në futbollin brazilian.
Në fakt, mbrojtësi i Ponte Pretas Rodrigo e ka bërë një gjest antisportiv, duke e ngacmuar me gisht në prapanicë lojtarin kundërshtar të ekipit Vitoria. Përsëritjet televizive treguan se qendërmbrojtësi brazilian po e prekte nga prapa lojtarin kundërshtar, Rodrigo Tellez, me ç’rast gjyqtari e ndëshkoi atë me karton të kuq. Kjo video e ka bërë xhiron e botës dhe tifozët e kanë kritikuar lojtarin brazilian për gjestin e pahijshëm që e bëri në një ndeshje të futbollit profesionist.
© shkodrasport.com