Ka nje jete qe shkruan per Tiranen apo “Tironen” siç e quajne njerezit e ketij qyteti, ka nje jete qe i ben jehone, madje edhe shkruan libra per personazhet e njohur te sportit dhe jo vetem.

Bedri Alimehmeti, gazetari dhe shkrimtari i njohur tiranas, ka dale i zhgenjyer nga loja e bardhebluve ne ndeshjen e sotme ndaj Vllaznise e cila perfundoi ne barazim 1-1.

Permes nje statusi te shkurter, me dy fjali shume te shkurtera, Alimehmeti ka pershkruar paraqitjen e dy ekipeve ne kete takim qe u luajt ne shtepine e Tiranes, pra ne “Selman Stermasi”.

“Vllaznia e bukur, Tirone “topalle”- shkruan Alimehneti. Dhe duket se ka te drejte sepse skuadra e tij e zemres, skuadra kampione ne fuqi, eshte shume larg pritshmerive te te gjitheve./SHKODRA-SPORT.COM/