Përhapja e Koronavirusit ka bërë që shumë njerëz të izolohen në shtëpitë e tyre, në mënyrë që të mos rrezikojnë infektimin.khedira
Një nga personat që është izoluar në shtëpi, është edhe mesfushori i Juventusit, Sami Khedira. Ky i fundit është në karantinë së bashku me familjen e tij, teksa para dy ditësh ka festuar edhe ditëlindjen e tij të 33-të.
I izoluar dhe pa pasur mundësi ta festojë me miqtë e tij, futbollisti ka gjetur një mënyrë të veçantë për ta festuar.
Në një foto të postuar në profilin zyrtar, shihet mesfushori duke e festuar ditëlindjen me 6 “Khedira” të tjerë. Një gjetje e veçantë dhe kreative që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.