Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, i ftuar gjatë kësaj jave në emisionin “Pressing” në ABC News, u pyet në studio edhe nëse do të jetë kandidat i Partisë Socialiste në Bashkinë e Kukësit, për zgjedhjet e Qershorit të vitit 2019.

“Për momentin, jam i deleguar i PS në qarkun e Kukësit, dhe kujdesemi për problematikat aktuale që gjenden aty. Jemi në kohë dimri, rrugët janë të bllokuara, dhe kemi shumë problematika. Vendimi nëse do të jem unë kandidat për Bashkinë do të merret më vonë” – deklaroi presidenti Gjici.

Ndërkohë, më pas, i ngacmuar, se kë do të donte më shumë të fitonte, Bashkinë e Kukësit apo titullin kampion këtë sezon me ekipin e Kukësit, numri një i verilindorëve u përgjigj: “Nëse do jem kandidat, do i doja padyshim të dyja(e bën edhe me shenjën e dy gishtave)”.

Ndërkohë, ditën e sotme, kreu i Kukësit, pati kritika për Bashkinë e qytetit verilindor, edhe për çështjen e stadiumit të ri që po ndërtohet.

KANDIDAT PËR KUKËSIN NË ZGJEDHJE? – Njëherë, ju e dini që qeveria ka miratuar fondin, së bashku me Federatën. Kuptohet që bashkia e Kukësit jo vetëm që nuk e ka ndihmuar ekipin e Kukësit, por nuk paguan asnjë lekë, pavarësisht se ka aksione. Ky nuk është problemi më i madh, por krijon edhe pengesa.

Atje shkojnë inxhinierët dhe bëjnë matjet dhe gjërat e duhura për të bërë stadiumin, por pengohen për arsye politike, thua t’i i ndalova unë ta bënin stadiumin kur ishte Berisha. Nëse unë do të bëhem kryetar bashkie, Kukësin do e marrë dikush tjetër.

Por kjo nuk do të thotë që ne si bashki nuk do e mbështesim Kukësin, madje do të bëjmë të pamundurën që skuadra të shkojë minimalisht në fazën e grupeve në kompeticionet evropiane. Unë e dua Kukësin dhe e dua futbollin, pasi futbolli mban lart vlerat e kuksianeve.