Nis krisja mes anëtarëve të Ligës që kanë nisur bojkotin e kampionatit, Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, ka deklaruar se disa klube janë gati të kthehen në fushë dhe kërkojnë dialog me qeverinë.
Ai bëri të qartë se klubi i tij është kundër bojkotit e kështu edhe skuadra të tjera në intevistën për News 24 ku ai iu kundërvu përsëri Koço Kokëdhimës i cili sipas tij po përdor politikisht Ligën.
“Kukësi gjithmonë ndërton skuadër për të qenë kampion edhe pse zërat thonë të kundërtën. Jam i bindur se jemi në rrugën e duhur. Janë larguar lojtarë që nuk kanë qenë në planet e trajnerit. Janë dy lojtarë që kanë prishur kontratën në mënyrë të njëanshme që janë Musolli dhe Et’hemi.
Ata janë në procedurë ankimimi. Kjo është diçka që nuk e kemi pritur por Federata i ka dhënë lejen Musollit që është ende me kontratë edhe një vit, ka filluar procedura e ankimit, do ta ndjekim deri në fund.
Me sa kam biseduar me trajnerin e klubin, nuk ka asnjë situate ikje. Klubi ka strategjitë e veta, natyrisht që klubin e kemi me moshë mesatare jo më shumë se 26 vjeç dhe besojmë fort te stafi e lojtarët e rinj që të ecim para e të realizojmë objektivin titull që kemi këtë vit.
Janë marrë lojtarë të mirë, flitet për largime e nuk flitet për afrimet, ky është problem i madh i mediave që abuzojnë e trillojnë, nuk merren me ata që janë afruar pr me ata që janë larguar, nuk merren me CV të atyre që janë afruar. Thonë u shkatërrua, kështu kanë thënë çdo vit për Kukësin, media dashakeqëse që nuk e ka dashur asnjëherë Kukësin. Por tifozët të rrinë të qetë se nuk kanë parë asgjë akoma.
Nexhipi vazhdon drejtor teknik te klubi, është gënjeshtër e mediave. Kemi pasur takime dhe me klubin, Nexhipi do të bëjë merkato shumë të fortë edhe 2-3 lojtarë deri rnë mbyllje dhe nuk ka nevojë trajneri Gega më shumë për të kompletuar ekipin e repartet. Besoj fort te këta lojtarë të rinj në moshë por janë shumë të mirë, u provuan edhe me Volfsburg apo në turin e mëparshëm. Do të shihni një fytyrë tjertër dhe lojë tjetër të Kuëksit besoj.
Unë jam kudnër bojkotit, klubi i Kukësit nuk ka firmosur kurrë për bojkot, ka firmosur për të realizuar katër kerkesat që janë mëse të drejta për klubet. Por që të bësh bojkot pafundësisht dhe lojtarët duan pagesa e rroga, kush ua paguan?
Klubet kanë probleme e shqetësim të madh, këto katër kërkesa janë në të mirë të klubeve për të formalizuar me kontrata e në tërësi, këto e fusin në formalizim si duhej edhe klubet e Superiores. Por bojkot pa fund nuk mund të ketë, të dëgjosh një njeri që ka ardhur dje në Superligë dhe e bën politikisht gjënë siç është Koço Kokëdhima, është e e papranueshme për ne të tjerët që janë prej vitesh në Superligë.
I bëj thirrje kolegeve të mos heqin dorë nga kërkesat për të formalizuar klubet, por ata duhet të ulen në tavolinë. Edhe deklarata e djeshme e kryeministrit, por edhe e para disa kohësh, ishte ejani të ulemi të shohim. Për shantazhe e presione qeverisë nuk mund t’i bëjë as Koço Kokëdhima, as ndonjë tjetër si Koço, as ai që e ka futur e nxitur Koçon për këtë punë.
Sepse me qeverinë duhet të ulesh të negociosh, në tavolinë është e mundur të zgjidhet gjithçka. Qeveria ka interesat të formalizojë klubeet, edhe ne klubet kemi interes. Nuk mund të investosh pa fund në sport, nuk i ka askush mundësitë financiare, ne kërkojmë realizimin e kërkesave.
Por e bëri të qartë kryeministri që duhet të ulen përfaqësuesit me përfaqësuesin e qeverisë që është Fidel Ylli, t’i zgjidhin në tavolinë. Me presione do vazhdojnë? Po pagat kush i paguan, se lojtarët janë aty, janë me kontratë e duan rrogat. Nëse vazhdon, klubet kanë rëndesa, lojtarët nuk dinë bojkot, kanë ardhur për të luajtur, klubet janë në vështirësi financiare edhe për faktorë të tjerë.
Klubet kanë të drejtë, e përsëris është mëse legjitime, ajo 30% që kërkojnë klubet mund të negociohet, apo sasia e kohës për ta formalizuar klubet, edhe ajo negociohet duke u ulur në tavolinë me përfaqësues. Besoj që do të shkojë drejt zgjidhjes dhe realizimi i katër kërkesave.
Por të vazhdojmë të dëgojmë një person që ka ardhur në Ligë të bëjë politikë siç është Koço Kokëdhima, kjo është e papranueshme për klubet. U bëj thirrje kolegëve të shkojmë të luajmë futboll e paralelisht të ulen në tavolinë. Nuk zgjidhet me presione e shantazhe apo duke përdorur Ligën për probleme poltike, e papranueshme.
Nuk mund të përdoret Liga se drejtuesit e klubeve investojnë paratë e fëmijëve, kanë klubet dhe investojnë, kurse Koço Kokëdhima investon nga 200 mijë lekë për lojtar realisht. Të krahasosh investimet e klubeve të mëdha me të voglat që kanë ardhur tani, prandaj ka probleme të tilla…
Një pjesë e ekipeve kërkojnë të vazhdojë bojkoti, por një pjesë tjetër thotë që që duhet t’i kthehemi fushës të luajmë e në mënyrë e formë tjetër të kërkojmë. Është normale, unë e mbështet këtë propozim, që thoshte një koleg që të kthehemi në fushë e kërkojmë në tavolinë.
Nëse do të jemi kokëfortë e të themi që duhet medoemos bojkot, kjo besoj se nuk do të ketë zgjidhje por një dëm të madh financiar për klubet se lojtarët kërkojnë pagat”, tha Gjici. /vipsport/