Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, mendon se ekipi është i kompletuar dhe se thjesht është puna e trajnerit ta vërë në punë.
Megjithatë, në fjalët për “Top Channel”, ai nuk ngurroi të theksonte se ishte herët të flitej për titull.
“S’kishim as fat, sidomos pjesën e dytë. Ishim si të lodhur, nuk e di pse. Nuk jam i kënaqur me këtë lojë të them të drejtën.
Arsyet? Ju e dini që disa lojtarë janë dëmtuar dhe na kanë prishur punë, si Musolli e Rrumbullaku. Kur të kthehen besoj se e marrim veten.
Është shpejt për të folur për rivalë, akoma nuk ka mbaruar faza e parë, kemi kohë përpara,. Nuk është mirë të humbim por është shpejt të flasim për titull.
Skuadra është e kompletuar, nuk e di pse nuk lishen me njëri-tjetrin se lojtarët janë realisht cilësorë. Arsyet i di trajneri, se çfarë duhet, ku duhet”, tha Gjici. /vipsport/