Dhuna në stadiumet shqiptare është një problem që po shfaqet në shumë takime dhe vendimi i fundit për të hequr policinë nga stadiumi, nuk i ka pëlqyer aspak presidentit të Kukësit, Safet Gjici.

Në nje prononcim për faqen e klubit, Gjici ka kërkuar nga presidentët e tjetër që të ulen në një tryezë bisedimi për të vendosur në lidhje me rikthimin e policisë, ose në të kundërt të bllokohet kampionati pas për të është e pamundur që policia private të sigurojë qetësinë publike.

Deklarata e plotë:

“E kam thënë që në krye të herës që siguria nuk bëhet me stjuartë pasi nuk janë kushtet dhe nuk kemi tifozeri të ndërgjegjësuar që ta bëjmë. Edhe me polici shteti kemi pasur probleme si në Korçë apo edhe vitet e tjera, prandaj e di që nuk kemi kushte për të hequr policinë.

Polica duhet të rikthehet në krye të detyrës për të siguruar qetësinë publike, pasi kemi të bëjmë me tifozë, me sport masiv. Në stadium vijnë lloj-lloj tifozësh. Në Kukës kemi pasur shumë tifoza që thyenin stola dhe pas 3 orësh në komisariat, atë punë bënin.

Edhe pse tifozët u qetësuan dhe në Kukës s’kemi pasur probleme. Në ndeshjet e mëdha si Kukësi-Partizani, Skënderbeu-Partizani apo Partizani-Tirana kanë probleme.

Unë jam dakord që presidentët e klubeve të superiore dhe atë to Kategorisë së Parë të bllokojnë kampionatin nëse nuk kthehet policia, pasi sigurinë publike e ka për detyrë policia.

Normalisht që policia ka kosto dhe ne kemi edhe koston e futbollit. Duhet bllokuar kampionati nëse nuk rikthehet policia, pasi është kosto e jashtëzakonshme për klubin, sepse nuk kemi asnjë ndihmë dhe çdo shpenzim i ka presidenti i klubit. Flas për Superligën pasi për Kategorinë e Prë nuk e di.

Kjo është e padrejtë pasi nuk dimë ku investojmë duke qenë se janë asete të shtetit dhe sikur mos të mjaftojnë shpenzimet e klubit, duhet të mbajmë edhe policinë. Jo të gjitha ekipet kanë mundësi të mbajnë polici privat, por edhe sikur t’i përballojnë nuk mbahet siguria me polici private.

Unë e di mirë policinë private pasi kam pasur vetë dhe e di se sa trup ka e sa siguri mund të bëjë por me turma masive nuk është përgatitur. Tifozët janë turma masive dhe u pa në Korçë që u desh polica e shtetit për të qetësuar gjendjen.

Pse nuk e qetësoi policia private? Jemi në fillim të kampionatit, por prisni edhe pak e shihni sa rivalitet do kenë tifozët. Unë i bëj thirrje kolegëve që të mblidhemi dhe nëse policia nuk reagon për të marrë përsipër sigurinë në stadium, të bllokojmë kampionatin dhe mos të zhvillojmë futboll”, u shpreh Gjici. /Vipsport/