Zyrtarisht nuk është thënë asgjë, megjithatë Safet Gjici nuk do kursehet në rast se Kukësi mposht Partizanin. Dhe kjo nuk do të ishte një fitore çfarëdo, ndaj dhe në të tilla raste presidenti e di më së miri si të surprizojë lojtarët. Një trepikësh jo vetëm do i afronte me kreun, por do shërbente për moral për vazhdimësinë.
Presidenti e ka dëshmuar gjithnjë se jep premio për fitore të rëndësishme, ndaj nuk është habi që para se të nisë ndeshja e sotme ose në pushim, numri një i klubit të futet në dhomat e zhveshjes dhe të premtojë shpërblim.
Duhet thënë se Kukësi ka plot 5 javë që nuk humbet (dy barazime dhe 3 fitore), ndaj shanset që t’ia dalin edhe këtë herë janë prezente.
Ndeshja Partizani- Kukesi luhet sot pasdite ne oren 18.00 ne stadiumin “Selman Stermasi” dhe konsiderohet shume e rendesishme sa i takon ecurise se ketyre dy skuadra ne kampionat.
Ne rast te fitores se Partizanit, kampionati do mbyllej sepse diferenca ne mes dy ekipeve do te shkonte ne tete pike dhe e kunderta ndodh nese fiton Kukesi.