Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, i ftuar në emisionin “FairPlay”, ka folur për temat që qarkullojnë rreth klubit verilindor: merkato, rivalët për titull, objektivat dhe pikëpyetja e Shkurtajt.
Në fjalën e tij, Gjici u shpreh: “Është e vërtetë, me Rrocën e kemi mbyllur kontratën. E kemi mbyllur marrëveshjen me kartonin e tij, tani po diskutojmë për të rënë dakord me kushtet e kontratës.
Ky kampionat është i fortë, si asnjëherë tjetër. Këtë gjë e tregon edhe renditja. Sa i takon titullit, është shumë herët për të folur. Ne po marrim masat për të përforcuar ekipin.
Ne po mundohemi t’i plotësojmë kërkesat e trajnerit, që na i ka dhënë emrat që prej 2-3 muajsh. Unë nuk bëj merkato për të dobësuar rivalë, pasi nuk kemi rivalë Luftëtarit.
Partizani është me meritë në vend të parë dhe iu uroj suksese. Lojtarët që kërkojmë i kemi studiuar prej muajsh. Besoj se shumë shpejt do të vijë edhe Shkurtaj.
Janë shumë ekipe që rivalizojnë për titullin kampion: Korça, Durrësi, Partizani janë skuadrat që i shoh si pretendente. Nuk përjashtohet Skënderbeu, se kam dëgjuar shumë që nuk e shohin Skënderbeun si pretendente, por janë.
Ne jemi shumë të kënaqur me pozitat që jemi, duke parë që i kemi luajtur të gjitha ndeshjet jashtë. Nëse ne dalim kampionë, do të jetë e veçantë, pasi do të jemi ekipi i vetëm kampion pa “shtëpi”.
2-3 muajt e parë, kemi pasur disa faktorë që kanë ndikuar negativisht. Nëse do të luanim në shtëpi, do të ishim në vend të parë sot.
Premio e Luftëtarit- “Flitej para pak kohësh kur luante Kastrioti me Vlorën e njëjta gjë, ka dhënë Gjici leke për Kastriotin. Tani thonë se ka dhënë lekë për Gjirokastrën. Çfarë janë këto?! Nuk i marr vesh. Me Gjirokastrën kam folur vetëm për dy lojtarët.
E para e punës, premio është e ligjshme, por unë kurrë nuk do e bëja. Akoma s’ka mbaruar faza e dytë dhe po flitet për premio këtej, premio andej.
Unë jam me mendimin të luhet futboll, nuk më interesojnë aspak këto zëra. Unë nuk kam dhënë asnjë premio, nëse Partizani kërkon të shpikë, le të shpikë!
Rroca- Unë me Luftëtarin nuk kam bërë biznes me para. Rrocën e kemi marrë 40% të kartonit, nuk kam dhënë para në dorë. Kam dhënë, por një shumë të vogël, që nuk mund të konsiderohet aspak si premio.
E dini kur e kam marrë Rrocën? Para se të luajmë me Korçën. Tani i bie se ka ndikuar edhe kundër Korçës? Vetëm në Shqipëri dëgjon kështu gjërash.
Ne jemi në konkurrencë për të marrë futbollistë. Në gazetë pashë që i kërkonte Tirana, nuk di gjë për Partizanin. Menaxherëve të mi iu kam dhënë urdhër: Nuk kemi bërë merkato të mirë në verë, tani nisni punën për t’i plotësuar kërkesat Cungu.
Me presidenti e Gjirokastrës ka dy muaj që kemi nisur biznesin. Ne e kishim mbyllur marrëveshjen me lojtarët, gazetat thonë gjëra të tjera. Unë nuk e di për Partizanin./vipsport/