Kukësi ja doli të marrë një barazim përballë Teutës në Niko Dovana. Ndeshja u “kompromentua” në minutën e 45 kur qëndërmbrojtësi Ferreira doli me karton të kuq. Pavarësisht inferioritetit numerik, Kukësi e mbylli ndeshjen pa pësuar duke mbyllur sfidën me rezultat 0-0. Trajneri Skënder Gega në përfundim të ndeshjes dha intervistën e tij për mediat.

Rezultati – “Futbolli ka 3 rezultatet. Vuajtem në lojë. E filluam mirë por e kuqja rëndoi sfidën. Jam i kënaqur pasi me 10 veta luajtem dhe morëm 1 pikë. Futbolli pa sakrifica nuk ecën. Ndjej keqadhje që është ndeshja e katërt dhe shkon në këtë mënyrë, 2 mbrojtës nuk mund të rrijne të lirë, 1 qëndron 1 markon.”

Arbitrat – “Mërzitem sepse janë vënë në dukje gjatë gjithë kohës këto gabime që kemi bërë. Arbitrat janë këta që janë, s’dua të bëj koment. Disa lojtarë u ndëshkuan pa të drejtë. Gjithsesi nuk është puna ime, unë marr përsipër ato që më takojnë.”

“Mesfushorët duhet të komunikojnë me njërit-tjetrin por duhet thënë që kemi shumë lojtarë të huaj në ekip dhe komunikimi është pak i vështirë. I tillë është futbolli, mund të luash keq dhe merr pikë apo e kundërta, luan mirë dhe nuk merr pikë fare. Kjo ndeshje ishte e vështirë por në fund e meritonim këtë pikë. 90% e rasteve flas anglisht. Të huajt nuk duhet ta marrin futbollin të lehtë në Shqipëri.

Jemi ndëshkuar në 4 ndeshje rresht për gabime individuale. Dy qëndërmbrojtësit kanë kërkuar një farë llogarië, gjithsesi ata janë pjesë Kukësit dhe un do të punojë me ta. Sot u munduam të ruajmë formacionin me ndryshim Haxhiun por dalja me të kuqe na prishi gjithe ekuilibrat.”

Deklarata e Gjicit – “Trajneret nuk kanë për detyrë të korigjojnë një president. Nuk i ngatërroj kërkesat e llogarisë me këto gjëra. Kam një moshë që kam eksperiencë dhe e di cfarë bëhet. Për Gjicin varet cfarë i servirin por ai është njeri i qytetit dhe i ekipit por ashtu e percepton ai. Idenë që shqiptarët punojnë shumë pak unë nuk e lejoj përkundrazi ata punojnë me pasion dhe po bëjnë një punë të mirë me brezat që po vijnë. Megjithatë jo të gjithë mendojnë njësoj brenda familjes.”- deklaroi trajneri Gega.