Roma është në kërkim të trajnerit të ri për sezonin e ardhshëm.
Siç dihet, në përfundim të këtij sezoni Caludio Ranieri do të marrë një rol drejtuesi në klubin verdhekuq dhe nuk do të ulet më në stolin e ekipit.
Zgjedhja e trajnerit të ri do ketë një peshë të madhe pas një sezoni zhgënjyes në kampionat këtë vit.
Në lidhje me trajnerin e ri të verdhekuqve ka folur edhe legjenda e klubit Francesco Totti.
Ish-numri 10 ka shprehur pëlqimin e tij për Roberto De Zerbi-n, por ka shtuar edhe se tifozët do të kishin pak vështirësi për ta pranuar dhe kjo mund të krijonte disa probleme.
De Zerbi te Roma do të ngrinte disa pikëpyetje, sipas Totti-t, në një moment ku klubi duhet të bëjë një zgjedhje për t’u kthyer aty ku i takon.