Mesfushori, i cili ka luajtur edhe një ndeshje e kombëtaren e Italisë, mund të jetë një “mollë sherri” mes Jose Mourinho dhe Antonio Conte që nuk e kanë fshehur interesimin e tyre për Pellegrini. Pep Guardiola i Manchester City, që kryeson Premier League me 15 pikë avantazh, gjithashtu do të trokasë në dyert e klubit të Romës, që faktikisht shpreson ende te rinovimi i kontratës së Pellegrini në “Olimpico”. Pellegrini është rritur në skuadrat e moshave të Romës përpara se të “piqej” te Sassuolo.

Në verën e kaluar, Roma e riktheu në shtëpi, për 10 milionë euro, duke shfrytëzuar një klauzolë që kishte në kontratën e tij, teksa një tjetër klauzolë rrezikon ta largojë nga skuadra e Di Francesco.