Gjashtë klubet kryesore të Premier League po planifikojnë të riorganizojnë Champions League. Manchester United, Manchester City, Liverpool, Chelsea, Arsenal dhe Tottenham janë dakord për të ndryshuar strukturën e kompeticionit më të rëndësishëm europian.

Bëhet fjalë për ta zgjeruar Championsin në një format me 32 ekipe, duke filluar nga sezoni 2024-25.

Nëse kjo bëhet realitet, atëherë ekipet angleze kërkojnë gjithashtu ndryshime dhe në kupat kombëtare, për të pasur më shumë hapësira në kalendar.

Ato sugjerojnë heqjen e ndeshjes së kthimit në FA Cup si dhe mos luajtjen e një ndeshjeje të dytë në raundin gjysmëfinal të League Cup.

Një tjetër ide që vjen nga këto klube është edhe shkurtimi i ekipeve në Premier League. Kjo vetëm për të rritur konkurrencën si dhe për hapësirat në kalendar. /abcnews/