Mançester Junajtid nuk ka ndërmend që ta mbyllë një tjetër sezon pa trofe dhe kështu drejtuesit janë gati që t’i plotësojnë kushtet trajnerit Ten Hag, duke derdhur miliona.
Kështu gjiganti i Premier Ligës mendon që të bëjë gati 200 milionë euro për dy mesfushorët e njohur të Anglisë dhe Holandës.
Bëhet fjalë për Jud Belingham dhe Frenki De Jong.
Ky i dyti është prej kohësh pjesë e listës së dëshirave të Ten Hag dhe mendon se kësaj radhe do të arrijë ta bind që të transferohet në “Old Trafford”.
Sa i përket 19-vjeçarit anglez, “Djajtë e Kuq” do ta kenë më të vështirë, pasi duhet të mposhtin konkurrencën e Liverpulit, Çelsit dhe Realit të Madridit.
Gjithsesi drejtuesit besojnë se me një ofertë të majme do të arrijnë të bindin dhe drejtuesit e Dortmund, të cilët nuk do ta lënë të lirë pa të paktën 120 milionë euro.