Chelsea ka mbajtur bisedime me një grup kinez rreth një investimi 500 milionësh në klub. Kampioni i Premierligës është takuar me kompaninë, ”Far East”, javën e kaluar. Bisedimet janë mbajtur në ”Stamford Bridge”, me qëllimin e arritjes së marrëveshjes për financim të stadiumit të ri. Roman Abramovich nuk e ka ndërmend të shesë aksione të Chelseat, por dëshiron investitorë, për të ndihmuar në financimin e ndërtimit të stadiumit të ri.

Kuptohet se biznismenët nga Azia e Mesme janë të gatshëm të shpenzojnë 500 milionë funte për të qenë pjesë e klubit londinez në të ardhmen, kur stadiumi të mbarojë.

Stadiumi i ri i Chelseat pritet të kushtojë 500 milionë funte dhe do të ndërtohet në të njejtin qytet ku gjendet edhe ”Stamford Bridge”.