Drita kampione e Superligës së Kosovës vijon aventurën e saj në eliminatoret e Ligës së Kampionëve, por qyteti i Gjilanit ka edhe nëj tjetër skuadër.

Bëhet fjalë për K.F. Gjilanin, që garon gjithashtu në Superligën e Kosovës dhe që këtë sezon ka plane për të garuar denjësisht.

Kështu pasi zyrtarizoi Sedat Pajazitin si trajnerin e ardhshëm, Gjilani prezantoi sot edhe dy afrimet më të reja në skuadër.

I pari ka qene shkodrani Ansi Nika ndersa ne oret e pasdites ka ardhur edhe nje tjeter prezantim.

Dhe serish ka lidhje me Vllaznine. Behet fjale per sulmuesin lushnjar Brunild Pepa i cili dy sezone me pare ka luajtur ne Shkoder.

Nderkohe që sezonin e fundit e mbylli pikërisht te skuadra e qytetit të tij.