Gjimnastet e Vllaznise jane paraqitur shume mire ne garat e Kupes se Shqiperise qe jane zhvilluar diten e djeshme ne Berat. Si rrjedhoje ekipi shkodran ka zene vend te pare ne garat e zhvilluara per tre grupmosha dhe konkretisht ate te moshes 7-8 vjeç, 9-10 vjeç dhe 11-12 vjeç. Kjo tregon edhe njehere se me kete ekip po behet nje pune shume e mire nga trajneret Izmir Kashi, Shpresa Salja dhe Latif Kashi.
Ndersa sa i takon rezultateve individuale, per moshen 7-8 vjeç gjimnastet e Vllaznise Amatia Zefi dhe Angela Preka kane zene vende te dyta. Per moshat 9-10 vjeç Maria Zefi ka zene vend te pare ndersa Aleia Gjylbegaj vend te dyte. Per moshat 11-12 vjeç gjimnastet Merili Islami dhe
Viktoria Simoni kane zene vende te treta.
Ndersa per moshat 13-14 vjeç, Klea Marku dhe Sara Moleci kane zene vende te treta kurse Gresa Dragani qe ka konkurruar ne garat e moshes +15 vjeç ka zene vend te trete.
Sa i takon rezultate per vegel sipas grupmoshave, Amatia Lleshi, Maria Zefi, Mishela Bitanji kane zene vend te pare ne ushtrime te lira,
Angela Preka, Amatia Lleshi, Maria Zefi, Viktoria Simoni, Sara Moleci dhe Gresa Dragani vend te pare ne kercime dhe Maria Zefi e Gresa Dragani vend te pare ne tra ekuiliber.
Nderkohe ne garat e djemve, per moshen 8-9 vjeç Nevis Kopliku eshte renditur i dyti dhe Devis Ndoja i treti. Per grupmoshen 14-15 vjeç Eduard Zefi eshte renditur i dyti./www.shkodrasport.com/