Fiorentina mendon për Berat Gjimshitin. Sipas asaj që shkruan “FirenzeViola.it”, të cilës i referohet edhe “tuttomercatoweb”, javët e fundit ka pasur një kontakt mes klubit vjollcë dhe përfaqësuesve të mbrojtësit shqiptar, i datëlindjes 1993.
Futbollisti i kombëtares kuqezi është rritur në mënyrë eksponenciale tek Atalanta, falë punës së trajnerit Gasperini.
Për 26-vjeçarin shqiptar numërohen 25 paraqitje, me vetëm 1 gol dhe 1 asist, deri në këtë pikë të sezonit.
Një ide për mbrojtjen e Fiorentinës dhe Zenitit, me shumë skuadra të tjera, që e kanë kërkuar tashmë në merkaton e janarit. T’ia shkëputësh Atalantës, gjithsesi, nuk është e lehtë. Çmimi i Gjimshitit, në rast kualifikimi në Champions, shkon rreth 10 milionë euro./telesport/