Atalanta e Berat Gjimshitit ishte shumë e pafatë mbrëmë, kur PSG arriti t’i përmbysë në fund të ndeshjes, duke i “anuluar” një biletë në gjysmëfinale të Champions League. Titullar si zakonisht Gjimshiti në këtë ndeshje, megjithëse luajti 60 minuta dhe nuk ishte i pranishëm në fushë në “dramën” e fundit të ndeshjes.

Së fundmi mbrojtësi i kombëtares sonë ka postuar një foto në “Instagram” të cilën e shoqëron me disa fjalë keqardhjeje dhe krenarie. Mbrojtësi sezonin e ardhshëm pritet të jetë sërish pjesë e rëndësishme e bergamaskëve, që do të kenë sërish mundësinë të luajnë në Champions League.

“Është e dhimbshme të eliminohesh në këtë mënyrë. Ishim shumë pranë, vetëm disa minuta larg. Gjithsesi jemi krenarë për atë që kemi arritur si ekip.

Faleminderit të gjithëve për mbështetjen këtë sezon. Shihemi sezonin tjetër”, shkruan Gjimshiti. /vipsport/