Mbrojtësi shqiptar bëri një nga paraqitjet më të mira në këtë fazë të dytë për skuadrën e tij. Dhe të mendosh që përballë kishte një sulmues si Zlatan Ibrahimoviç.
Mediat italiane e vlerësan me notë të mirë shtatlartin shqiptar. Avancon në thellësi dhe është një kërcënim për kuqezinjtë, ndali Rebiç në disa raste si dhe nuk i la asnjë mundësi Ibrahimoviçit të shfaqej i rrezikshëm. Për “Gazzetta dello Sport”, ai rrezikoi jo pak me disa pasime prapa, duke ia ndërlikuar jetën vetes, nota 6.
Ndërkohë, “Calcioweb” e vlerësoi me 6.5 paraqitjen e lojtarit të Kombëtares shqiptare, duke thënë se ishte një nga pikat më të forta të skuadrës zikaltër ndaj një Milani që është shfaqur rrezikshëm në ndeshjen e fundit.