Berat Gjimshiti e ka nisur me gol rifillimin e kampionatit italian, duke gjetur rrugën e rrjetës që në minuatat e para të sfidës mes Atalantës dhe Sasuolos. Shumëkush e ka cilësuar si ndeshjen më emocionuese të Serisë A, pasi luhet në Bergamo, qytetin më të prekur nga COVID-19, një nga vatrat më të mëdha të Europës ku kishte me mjëra viktima.
Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare, titullar si zakonisht, ka shënuar që në minutën e 16 të kësaj sfide duke i dhënë avantazhin ekipit të tij. Pas një goditje nga këndi, ai u tregua i aftë të çonte sferën në rrjetë duke kaluar para skuadrën që përshëndeti në mënyrën më të mirë qytetin e Bergamos.
Atalanta dominoi sfidën plotësisht e më pas falë golave të Zapata dhe autogolit të Bourabia vuri gjithçka nën kontroll, ndërsa Bourabia shënoi golin e nderit për miqtë në minutat shtesë. Me këtë sukses, Atalanta vazhdon aty ku e kishte lënë duke regjistruar fitoren e katërt radhazi dhe duke blinduar vendin e katërt në renditjen e Serisë A: /vipsport/
Atalanta-Sasuolo 4-1
16’ Gjimshiti, 31′, 66′ Zapata, 38′ (ag) Bourabia / 90’+2′ Bourabia