Berat Gjimshiti kthehet përsëri titullar me Atalantën dhe shpreson që të ndihmojë këtë skuadër të kthehet në turneun më të rëndësishëm në Europë, Ligën e Kampioneve.
Para sfidës së kësaj jave në Serinë A ndaj Sampdorias, mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka folur për mediat italiane duke theksuar se skuadra e kishte këtë si objektiv që mund të arrihej.
“Nëse shohim klasifikimin, ai thotë se janë të gjitha mundësitë që të mbërrijmë në Ligën e Kampioneve.
Por duhet të mendojmë për të ndeshje pas ndeshje. Të fillojmë duke fituar që sot dhe pastaj të shohim në fund se çfarë ndodh”, tha mbrojtësi shqiptar për “Sky Sport”.
Më pas, ai foli edhe për “DAZN” rreth mënyrës së lojës të Atalantës, ku ai shihet shpesh duke dalë në sulm, ashtu si mbrojtësit e tjerë.
“Trajneri na kërkon gjithmonë qe te krijojmë lojë, e dimë se çfarë duhet bërë, e dimë kur duhet dalë përpara. Kur ia dalim, mundohemi të ndihmojmë skuadrën edhe në fazën ofensive”, tregoi mbrojtësi.