Finalja e edicionit të 11-të të Kupës së Shqipërisë në futboll për femra po afron dhe tek Vllaznia janë gati. Objektivi është i qartë për të synuar fitoren dhe për të bërë të vetin këtë trofe për të shtatën herë rradhazi.
Në prag të ndeshjes që do të luhet të enjten në orën 19.00 në “Elbasan Aren”, ka folur për “Shkodra Sport” një nga lojtaret më të rëndësishme të këtij ekipi, pikërisht Luçije Gjini, një lojtare që luan në çdo pozicion në fushën e lojës dhe prandaj mbetet një pikë referimi tek kjo skuadër. Ajo është shprehur kështu për finalen:
“Objektivat e Vllaznisë dihen gjithmonë, fitorja e titullit kampion dhe e kupës. Kampionatin e morën dhe tashmë na mbetet të marrim edhe kupën dhe besoj se do ia dalim.
Jemi përkushtuar maksimalisht gjatë gjithë këtyre ditëve për këtë finale sepse është vetëm një ndeshje dhe aty gabimet nuk falen, por jam i bindur se do të fitojmë edhe këtë herë ndaj Apolonisë dhe do ta marrim edhe këtë kupë. Vllaznia ka treguar gjithë këto vite se nuk ka rivalë dhe besoj se kështu do të jetë edhe këtë herë pavarësisht se ekipi fierak sivjet na ka marrë një barazim, por diferencat në mes nesh dhe atij janë të mëdha”.
Gjini është nga Durrësi por ka 9 vite që luan për Vllazninë me të cilën ka fituar shumë trofe, por ajo nuk është “mërzitur” aspak prej tyre. Përkundrazi duket shumë e motivuar bashkë me vajzat e tjera të ekipit për t’i dhënë kësaj skuadre dhe këtij qyteti edhe shumë trofe të tjerë. Ajo nuk ka ndër mend ta ndërrojë asnjëherë Vllazninë sepse ndjehet e vlerësuar nga të gjithë dhe për këtë arsye, premton se do të japë maksimumin për të.
www.shkodrasport.com