Teuta ka fituar në transfertën me Skënderbeun me rezultatin 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Superiore.teutaNë pjesën e parë Teuta humbi një rast të artë me Krujën i cili gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.
Fatmirësisht për durrsakët kjo nuk rezultoi fatale pasi në minutën e 75′ Gjini realizoi golin e parë me fanellën e Teutës duke i dhënë dhe fitoren në një duel kaq të rëndësishëm.
Me këtë triumf skuadra e Martinit shkon në kuotën e 37 pikëve ndërsa Skënderbeu mbetet në vendin e 6-të me 41 pikë.
SKËNDERBEU 0-1 TEUTA
75′ Gjini