Kartoni i kuq ndaj Son në derbi ka acaruar tejmase trajnerin e Tottenham, Jose Mourinho. Ky i fundit nuk e kupton arsyen e këtij vendimi dhe thotë :
”VAR duhet të sherbejë me anë të një marrëveshje, e jo të ketë pikëpamje të kundërta. VAR tha po, ndërsa gyqtari Taylor tha jo. Ai ishte vetëm 5 metra larg dhe nuk e dha të kuqin”.
Trajneri portugez njihet për natyrën e tij dhe mënyrën ”ironike” se si i thotë gjërat. Rasti i Son ka qënë një ndër më të diskutuarit në Premier Ligë, ku ka ndarë në dy pjesë mbarë opinionin publik.
Son do mungojë 3 ndeshje dhe ky nuk është një lajm i mirë, pasi ekipi nga londra do luajë shumë ndeshje rradhazi këtë periudhë./newsport/